Veturë me fuqi të madhe, që arrin edhe shpejtësi të lartë
Pas një kohe të gjatë, me shfaqje të disa pjesëve dhe fotografimit derisa testohej, më në fund Mercedes-AMG CLA 45 është prezantuar edhe zyrtarisht, transmeton Telegrafi.
Ky model i përditësuar e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 382 kuaj fuqi, të cilat i dërgon në sistemin e lëvizjes me katër rrotë, me mundësi të kalimit në tetë marshe shpejtësie.
Nëpërmjet këtij modeli, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra një orë, e zë për katër sekonda, Mercedes do të rivalizojë me Audi RS3 dhe BMW M2.
Deri më tani, Mercedes nuk e ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë AMG CLA 45, që ka edhe teknologji të lartë, rehati dhe dukje shumë të mirë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA