Sistemi iOS 13 nuk del deri në shtator, kur pritet të arrijë edhe iPhone i ri, mirëpo që tani është në dispozicion versioni beta.
Zyrtarisht do të lansohet në korrik, mirëpo që tani mund të shkarkohet dhe instalohet në iPhone SE, iPhone 6S dhe më të ri, si dhe iPod të gjeneratës të shtatë, transmeton Telegrafi.
Versioni i ri, mundëson errësimin e ekranit, kyçjen në pajisjet Apple, më shumë mundësi në Apple Maps dhe ndryshime në Emoji. Të interesuarit për ta shkarkuar, duhet të kërkojnë në shfletues për beta.apple.com/profile dhe më pas të shtypin butonin Download.
Mirëpo, më parë do ishte më mirë, që t’i kenë ruajtur të gjitha të dhënat, sepse mund të ketë edhe ndonjë shlyerje të mundshme. Kur të keni zgjidhur pajisjen në të cilën doni ta shkarkoni, prisni për një kohë meqë procedura merr pak kohë.
Mund të ju kërkohet, që ta rifreskoni pajisjen dhe pasi ta keni bërë, hyni në Settings, General, Software dhe Update, pastaj të shtypni Download and Install.
Derisa kjo mënyrë është mjaft e lehtë dhe sistemi ofron disa mundësi, më mirë do ishte të pritej për versionin origjinal të iOS 13 sepse është më i mirë. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA