Kompania kineze Meizu e ka lansuar telefonin e ri, që është një prej atyre pajisjeve, që iu bën të mendoni se keni paguar shumë për telefonin e zgjuar që e keni blerë.
Në ekranin 6.1 inç AMOLED, Meizu 16x e ka të integruar edhe hapësirën për hapje me prekje nëpërmjet shenjave të gishtit, transmeton Telegrafi.
Telefonin me tri kamera 48/8/5 megapixel, e furnizon procesori Qualcomm Snapdragon 675, derisa ka bateri prej 4,000mAh. Më e rrëndësishmja, version 6GB/64GB kushton 245 dollarë, derisa për 6GB/68GB duhet paguar 289 dollarë.
Kemi parë telefona të ngjashme që kanë çmim të ulët edhe nga Xiaomi dhe Oppo, ndërsa tani edhe Meizu 16x është një telefon i avancuar, që është shumë më lirë se telefonat tjerë që janë në treg.
Megjithëse nuk është ndonjë emër i madh në treg, ky model i lansuar nga Meizu është shumë praktik dhe pritet të jetë i kërkuar, pikërisht për çmimin e ulët.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën