Përdoruesit e rrjeteve sociale shpenzojnë mesatarisht dy orë e 27 minuta në ditë duke komunikuar dhe duke kërkuar përmbajtje, sipas një sondazhi të Global Web Index.
Rreth 58,4 për qind e popullsisë së botës, ose 4,62 miliardë njerëz, përdorin rrjetet sociale, nga të cilat 424 milionë përdorues të rinj janë regjistruar vitin e kaluar, transmeton portal arbresh.info
Gratë janë në pakicë kur bëhet fjalë për përdorimin e rrjeteve sociale dhe përbëjnë 46.1 për qind të përdoruesve, krahasuar me 53.9 për qind të meshkujve.
Facebook vazhdon të mbetet rrjeti më i popullarizuar, ndërsa YouTube dhe Vocap janë në vendin e dytë dhe të tretë.
Numri më i madh i përdoruesve të rrjetit është në Europën veriore dhe perëndimore, sa 85 për qind e popullsisë së përgjithshme të rajonit, ndërsa përdoruesit nga Afrika Qendrore kanë më pak interes për rrjetet sociale./arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë