Google ADS

Me Facebook mund të dërgoni para tek miqtë tuaj (FOTO)

16:05 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Shërbimi Messenger në Facebook, nuk do të shërbejë vetëm për të dërguar fotografi dhe buzëqeshje.

Tashmë ju mund ta përdorni atë për t’iu dërguar para në moment miqve tuaj.

Rrjeti social Facebook, njoftoi të martën se përdoruesit amerikan të aplikacionit Messenger, do të jenë në gjendje të lidhin kartat e tyre të debitit në shërbimin për të dërguar para përmes mesazheve tek njëri tjetri, po aq lehtë sa dërgohen fotografi ose tekst.

“Facebook mund ta përdor këtë si mënyrë që përmes kartave të debitit të jepet mundësia të blejnë”, thotë Robert Peck, një analist interneti. Aplikacioni Messenger në Facebook, numëron më shumë se 500 milionë përdorues në muaj.

Në SHBA vend ku dhe ofrohet aktualisht ky shërbim, janë të shumtë personat entuziastë që e vlerësojnë këtë risi, pasi kanë dashur të transferojnë para përmes mesazheve.

Venmo, një aplikacion celular për pagesat në pronësi të njësisë eBay’s PayPal, është ndoshta konkurrenti më i drejtpërdrejtë për ofertën e re të Facebook.

Lidhur me mënyrën e funksionimit të kësaj mënyre transferte, në pjesën e sipërme të dritares së Messenger do të jetë një ikonë me shenjën e dollarit, e cila do të shërbejë për të dërguar para.

Duke futur numrin e kartës së debitit që është ruajtur në aplikacion ju mund të dërgoni para për personin tjetër me të cilin bisedoni duke klikuar shenjën e dollarit dhe duke hyrë në llogari, transmeton noa.

E gjithë biseda do të ruhet për referencë më vonë. Për të “tërhequr” shumën, marrësi duhet thjesht të hapë Facebook Messenger, të fusë edhe ai numrin e tij të kartës ku do të hidhen paratë dhe në fund të pranojë transaksionin.

Për këtë transfertë nuk ka komision, dhe paratë dërgohen menjëherë. WeChat, i cila është Facebook-u i Kinës, ofron gjithashtu shërbime për miliona përdorues të cilët mund të dërgojnë para mes tyre.

ff_1492346866-7882808

Të ngjashme