Me Transfer mund të dërgoni kopje të dhënash nga Dropbox. Marrësi nuk ka nevojë për një llogari Dropbox për të marrë skedarët e dërguar nga Transfer.
Në Verë Dropbox prezantoi një shërbim të ri të quajtur Dropbox Transfer dhe ishte në fazë testimi atë kohë. Qëllimi ishte zgjidhja e problemit të shpërndarjes së skedarëve dhe të dhënave përmes Dropbox.
Në fakt përdoruesit kanë mundur të dërgojnë këto skedarë prej vitesh por ndryshimet e bëra në të shfaqeshin në të dy anët, dërguesit dhe marrësi. Ndërsa kjo është e mrekullueshme për dy përdorues që duan të punojnë së bashku mbi një dokument, nuk ishe ideale për dërgimin e tij tek një klient.
Transfer synon të zgjidhë pikërisht këtë problem dhe është i disponueshëm nga dita e sotme për të gjithë.
Me Transfer mund të dërgoni kopje të dhënash nga Dropbox. Marrësi nuk ka nevojë për një llogari Dropbox për të marrë skedarët e dërguar nga Transfer. Dropbox thotë se është dizajnuar për tu dërguar klientëve koleksione të mëdha të dhënash dhe njerëzve jashtë kompanive.
Llogaria bazike pa pagesë mund të transferojë deri në 100MB ndërsa me abonimet Plus dhe Business Standard në Dropbox mund të transferoni deri në 2GB.
Së fundi me abonimet Professional, Business Advanced, Enterprise dhe Education deri në 100GB. Të dhënat e dërguara nga Dropbox Transfer mund të shkarkohen për një periudhë 30, 60 dhe 90 ditë e më pas do të fshihen. /PCWorld Albanian/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...