Data 11 prill është vendosur si datë e veçantë për Microsoft dhe shfrytëzuesit e tij këtë vit, pasi që do të jemi dëshmitarë të dy momenteve kyçe në ekosistemin Windows- fundin për versionin Windows Vista dhe debutimin e Windows 10 Creators Update.
Vista nuk është duke marrë përditësime që nga prilli 2012, ndërsa ishte projektuar që fundi i saj të zgjatet deri më 11 prill të këtij viti. Kjo gjithsesi nuk do të jetë problem duke pasur parasysh se më pak se një për qind e kompjuterëve shtëpiakë edhe më tej punojnë në versionin Vista. Windows XP, i cili ishte nisur më 2001 ende ndodhet në rreth 8 për qind të kompjuterëve, transmeton KosovaPress.
Moment tjetër kyç është debutimi i Windows 10 Creators Update në përditësimin e sistemit operativ, i njohur si Redstone 2. Edhe pse 11 prill nuk është datë e konfirmuar, ka raporte që pohojnë se Microsoft do të finalizojë punën në versionin e tanishëm të Windows 10 javën e ardhshme dhe më pas do ta publikojë në datën e përmendur.
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...