McLaren-Honda ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes së re disavjeçare me Logitech, brend i teknologjisë globale, i cili do të bëhet partner zyrtar i periferisë teknologjike.
Logitech është njëri ndër brendet më të popullarizuara botërore të elektronikës, me distribuim në më shumë se 100 vende në gjithë botën. Logitech është bërë sinonim për afrimin e njerëzve përmes rrugës së përvojës digjitale.
Bracken Darrell, kryetar i kompanisë Logitech, tha se ky bashkëpunim është arritur mbi karakteristikat që të dyja kompanitë ndajnë në inovacionin teknologjik, të cilat ndihmojnë njerëzit që të arrijnë më shumë.
Ndërsa, Zak Brown, drejtor ekzekutiv i McLaren Group, shprehu kënaqësinë me marrëveshjen e arritur, duke thënë se kompania e tij ndan vlerat me Logitech për të përmirësuar jetën tonë të përditshme, për të qenë sa më produktiv dhe profesional.
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...