Google ADS

Mbyllen shërbimet nga Cyanogen

09:49 | 25 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Cyanogen, kompania prapa sistemit operativ Cyanogen OS, është duke mbyllur operacionet në fund të këtij viti, kryesisht më 31 dhjetor.

Si pjesë e këtij procesi, të gjitha shërbimet do të mbyllen dhe zhvillimet do të ndërpriten gjithashtu në atë ditë, shkruan portali arbresh.info.

CyanogenMod, një sistem operativ me burim të hapur i bazuar në Android që zhvillohet dhe mirëmbahet nga komuniteti, do të vazhdojë të ekzistojë i vetëm në dorën e zhvilluesve që dëshirojnë të vazhdojnë ndërtimin e tij si një projekt personal. Kodi burimor do të vazhdojë të jetë në dispozicion për të gjithë që dëshirojnë të punojnë në të.

Kompania ka zbuluar të gjithë këto informata përmes një posti të shkurtër në blogun e saj./arbersh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme