Iniciativa nga rrjeti social Facebook, Internet.org që ka për qëllim të sjell internet tek 5 miliardë njerëz në botë që aktualisht nuk janë të lidhur me botën virtuale, tashmë ofron akses tek 800 milionë njerëz në nëntë shtete.
“Ne tani kemi ofruar shërbim të internetit tek më shumë se 800 milionë njerëz në nëntë shtete. Vetëm gjatë këtij tremujori ne kemi lansuar Internet.org në Kolumbi, Gana, Guatemala dhe Filipine”, zbuloi Mark Zuckerberg gjatë publikimit të përfitimeve për këtë tremujor, transmeton arbresh.info.
Ky zbulim vjen në kohën kur Internet.org është duke u përballur me shqetësimet për privatësinë në internet, veçanërisht në Indi ku shumë kompani kanë zgjedhur këtë iniciativë apo janë duke favorizuar këtë koncept./arbresh.info
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës