Me mbi 390 kilometra në orë, McLaren Hyper-GT do të jetë më i shpejtë se McLaren F1 (Foto)

13:39 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Trashëgimtari shpirtëror i ikonës F1, do të jetë makina më e shpejtë që McLaren ka prodhuar ndonjëherë, pasi do të arrijë mbi 390 kilometra në orë

McLaren ka lëshuar disa lajme bombastike në Geneva Motor Show 2018, sa i përket lansimit të hiper-makinave, kur zbuloi modelin Senna dhe binjakun e tij të vetëm, por për pista të garave Senna GTR, transmeton Telegrafi. Krahas këtyre modeleve që i përkasin kategorisë Ultimate Series, brenda gjashtë viteve që vijnë, prodhuesi britanik do t’i lansojë P1 dhe P1 GTR. Gjatë një aktiviteti privat në panairin e Gjenevës, zyrtarë nga McLaren kanë treguar për Hyper-GT, që do të zgjerojë edhe më tutje grupin e Ultimate Series.

Modeli i ri “do të tejkalojë shpejtësinë prej 390 kilometrave në orë”, që është maksimumi të cilin e kapë F1. Sikurse Senna, kjo veturë pritet ta ketë një emër dhe jo vetëm nomenklaturën alfabetike, së bashku me shpejtësinë maksimale. Pos që do të jetë McLaren më i shpejtë ndonjëherë, fuqitë do t’i vijnë nga motori hibrid me rrymë dhe gaz, i huazuar nga P1.

Makina më e re nga Ultimate Series, do të jetë edhe më luksozi që kompania ka prodhuar ndonjëherë. Njëjtë sikurse ikona F1, enterieri me tri ulëse i rritë fuqinë manovruese vozitësit. Sikurse F1 që ishte e limituar në 106 njësi, me çmim prej 1.8 milionë eurove pa taksa, njëjtë pritet të ndodhë edhe me këtë hiper-veturë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme