Google ADS

Mbi 225.000 llogari kredenciale janë vjedhur në Apple

09:54 | 1 Shtator 2015
Arbresh Info

Më shumë se 225.000 llogari në Apple janë vjedhur nga përdoruesit që kanë pajisjet e tyre ‘jailbroken’ pas një sulmi të madh keqdashës.

Hulumtuesit nga ‘Weiptech’ dhe ‘Palo Alto Networks’ ka zbuluar që informata kredenciale janë vjedhur përmes ‘Cydias’ , një mjet i famshëm për ‘jailbreaking’, shkruan arbresh.info.

‘Jailbreaking’ është një metodë që përdoret për të anashkaluar kufizimet softuerike në një pajisje, e cila bëhet për shkaqe sigurie apo limite softuerike. ‘Jailbreaking’ iu lejon të bëni vërtetë gjëra të mrekullueshme në pajisjen tuaj nga Apple, por njëkohësisht kjo ju lë të ndjeshëm ndaj dobësive që përdorin hakerët.

Programi keqdashës, i quajtur ‘KeyRaider’, ka ngarkuar informatat që janë përdorur për kyçje tek ndonjë shërbim tek një server i ndarë. Hulumtuesit, të cilët zbuluan këtë të metë hakuan sistemin dhe shkarkuan gjysmën e njësive në sistem derisa ai u ndërpre.

Kjo thyerje e madhe në siguri nuk rrezikon përdoruesit e gjigantit Apple që nuk kanë bërë pajisjen e tyre ‘jailbreak’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme