Google ADS

Mbi 1 milionë shtëpi me internet të dobët

14:25 | 18 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Më shumë se 1.4 milionë shtëpi në Britani të Madhe nuk janë në gjendje të përdorin shërbimet moderne të internetit si Netflix për shkak të lidhje të dobëta me internet.

Sipas një raporti nga ‘Ofcom’, që vëzhgon zhvillimin e rrjeteve në Britani të Madhe, 5 për qind e shtëpive dhe zyrave nuk kanë qasje në internet me shpejtësi më të madhe se 10Mbps, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, raporti shfaq gjithashtu se numri i shtëpive pa internet 10Mbps ka rënë për 42 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë, rregullatorët e telekomit në Britani të Madhe thonë se 10Mbps është shpejtësia minimale e kërkuar për shërbimet si transferimin e video në kualitet HD, video thirrje dhe në disa raste edhe shfletim në ueb.

Raporti i fundit nga ‘Ofcom’ ka gjetur një ndarje ndërmjet zonave urbane dhe rurale kur është fjala për shërbime të internetit me shpejtësi të madhe, pasi më shumë se 900.000 shtëpi janë larg nga një shërbim me 10Mbps në zona rurale.

Në mënyrë që rrjeti të përmirësohet në zonat rurale që t’iu lejohet edhe atyre qasje në internet me shpejtësi 10Mbps, ‘Ofcom’ beson se duket një investim prej 1.1 miliardë dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme