Ai vjen në formën e një email-i që duket të jetë nga shërbimi i transmetimit muzikor Spotify dhe pretendon të jetë konfirmim i blerjes.
Në email-in e rremë thuhet se përdoruesi ka shpenzuar 115 funte në një abonim premium dhe ofron një hiperlink për ata që ‘të rishikojnë abonimin e tyre’.
Klikimi çon në një faqe me pamje autentike që kërkon detajet e identifikimit të Apple. Natyrisht, ajo shkon drejt kompjuterëve të mashtrimit kibernetikë.
Mashtrimi më i ri ndaj përdoruesve të iPhone është bërë i ditur në rrjetin Reddit.
Dorëzimi i informacionit personal do t’i japë njerëzve këtë kontroll të plotë mbi një llogari Apple. Kjo do të thotë se ata do të kenë qasje në foto, video ose ndonjë informacion tjetër të ruajtur në një llogari të iCloud.
Apple thotë se kurrë nuk do t’ju kërkojë kredencialet e identifikimit tuaj. Kompania gjithashtu ka një faqe të dedikuar për të shpjeguar problemin e phishing.
“Si rregull i përgjithshëm, kurrë mos dërgoni informacione mbi kartën e kreditit, fjalëkalimet e llogarisë, ose informacione të gjera personale në një email, përveç nëse vërtetoni se marrësi është ai që pretendon të jetë,” thotë kompania.
Shumë kompani kanë politika që thonë se kurrë nuk do të kërkojnë informata të tilla nga konsumatorët me email. Apple thotë se kushdo që pranon atë që mendojnë se është një email phishing, duhet ta dërgojë në [email protected] për ta raportuar.
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...