Mark Zuckerberg zotohet se do të “rregullojë” Facebook-in

20:42 | 4 Janar 2018
Trina Galanxhi

Themeluesi i rrjetit social Facebook,  Mark Zuckerberg është zotuar se do të “rregullojë” Facebook-in, në atë që ai e ka përkshtuar si sfidën e tij personale për vitin 2018.

Në një postim në faqen e tij zyrtare, ai tha se janë duke u bërë shumë gabime për zbatimin e politikave dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mjeteve të tij, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Që nga fillimi i vitit 2009, Zuckerberg ka arritur famë botërore falë rrjetit të tij social.

Mediat sociale ngjajnë me një “zjarr” për lejimin e lajmeve të rreme dhe morrën hov në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Facebook në veçanti është kritikuar për lejimin e reklamave politike të lidhura me Rusinë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Zuckerberg tha se kishte për qëllim të përqëndrohej në “çështje të rëndësishme”, të cilat ai e cilësoi si “mbrojtjen e komunitetit tonë nga abuzimi dhe urrejtja, duke mbrojtur kundër ndërhyrjes nga shtetet kombëtare, ose duke u siguruar që koha e shpenzuar në Facebook është kohë e shpenzuar mirë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme