Mark Zuckerberg tregon arsyen se pse dëshiron të bashkoj Messenger, WhatsApp dhe Instagram

15:21 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ditë më parë u lajmërua që Facebook po mendon që të bashkoj aplikacionet Messenger, Whatsapp dhe Instagram në një.

Në një konferencë gjatë ditës së sotme, udhëheqësi i Facebook, Mark Zuckerberg konfirmoi se kompania e tij është duke punuar në këtë ide.

“Ne jemi duke menduar vërtet ta bëjmë këtë. Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjmë para se të finalizojmë planin” u shprehë Mark.

“Arsyeja e parë, unë jam i emocionuar që të kalojmë në sistemin e sigurisë së lartë të mesazheve end to end encryption” u shprehë ai.

Kjo ide e Facebook pritet që të finalizohet në vitin 2020.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme