Mark Zuckerberg në vitin 2016 më shumë flet si një politikan. Ai gjithashtu ka filluar të flas për Donald Trumpin, ka filluar të ëndërrojë për ndërveprimin njeri-kompjuter, madje edhe për shumë gjëra të tjera që dallojnë dukshëm nga ajo që fliste vite më parë.
Kjo video e të kaluarës që përmban një intervistë me drejtorin ekzekutiv të rrjetit social Facebook në vitin 2005 na tregon mirë që të gjithë ne duhet të fillojmë nga diku, shkruan portali arbresh.info. Këto ishin ditë kur kompania e Zuckit ishte duke u quajtur TheFacebook.com që përshkruhej thjeshtë si “një doracak për kolegje”.
Në këtë intervistë Zuckerberg ka një gotë me ngjyrë të kuqe në dorë duke pirë birrë së bashku me gazetarin. Megjithatë, kjo nuk është aq interesant në krahasim me qëllimet e atëhershme për rrjetin social.
“Nuk është e nevojshme të ketë më shumë përdorues”, tha fillimisht Zuckerberg, transmeton portali arbresh.info. “Ashtu siç janë të fokusuar shumica e njerëzve, të marrin gjithë botën apo të bëjnë gjërat më të mëdha për të marr shumicën e përdoruesve. Mendoj që për të bërë dallimin dhe për të bërë diçka të veçantë është përqendrimi intensiv. Ekziston një nivel i shërbimeve që ne mund t ofrojmë në Harvard më pas tek të gjitha universitetet tjera”./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=aQ5otpv6kTw
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA