Mark Zuckerberg edhe më tej nget një “Golf”‘

19:24 | 14 Nëntor 2016
Arbresh.info

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, pasuria e të cilit vlerësohet në disa dhjetëra miliardë dollarë, nuk i ka ndryshuar disa nga shprehitë e tij të vjetra edhe përkundër pasurisë që posedon, citon “Wall Street Journal”.

Kështu, Zuckerberg ende nget një “Volksvagen Golf”.

Një nga njerëzit më të pasur sot, në të shumtën e rasteve nget makinën e tij “Golf TDI” të zi me marsh mekanik, i cili kushton pak më shumë se 30.000 dollarë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme