Google ADS

Malware FalseGuide kërcënon miliona pajisje Android

18:10 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Miliona pajisje Android janë infektuar me virusin e quajtur FalseGuide.

Virusi në fjalë në pajisjet e përdoruesve hyn duke instaluar aplikacione, të cilat duken si “ciceronë” për lojëra të popullarizuara. Përdoruesit u japin shpesh këtyre aplikacioneve leje të panevojshme qasje në përmbajtje, duke miratuar kontrollimin e pjesëve të mëdha të pajisjeve Android.

FalseGuide përhapet përmes Google Play Store, ndërkohë që Google i është kundërpërgjigjur këtij problemi përmes heqjes së aplikacioneve të prekura nga virusi.

Besohet se deri në dy milionë përdorues janë të prekur nga malware në fjalë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme