Në një laborator në perëndim të Kinës, mbushur me provëza xhami e makina që gumëzhijnë, “Ford Motor Co” po përdor një armë të re për të joshur blerësit në mesin e shqetësimeve mbi një ngadalësim të rritjes së industrisë dhe konkurrencës së egër: aromën.
Një ekip vlerësuesish, të njohur ndryshe si “hundët e arta”, testojnë me kujdes erën e çdo materiali që përdoret në makinat e kësaj kompanie të destinuara për tregun aziatik. Testi i aromës nuk është i jashtëzakonshëm, por qëllimi në këtë rast ndryshon shumë nga përdorimi i tij në pjesë të tjera të botës. Ndërsa shoferët amerikanë dhe ata europianë e shijojnë me shumë kënaqësi “erën” e makinës së re, konsumatorët e tregut më të madh të automjeteve në botë nuk e durojnë dot.
“Nuk më pëlqen era e makinave të reja. Mendoj se aromat e pakëndshme mund të ketë ndikim tek trupi i njeriut dhe ndjeshmëria e tij. Nëse pastaj është serioze, kërcënon të prekë edhe shëndetin. Personalisht mendoj se është më mirë që makina e porsablerë të mos ketë erë fare”, thotë Zhao Yong, konsumator.
Era e një makine të re mund të ketë ndikim të madh në Kinë. Një raport i 2016-s nga J.D. Power tregon se aromat e pakëndshme të makinave renditeshin në krye të pakënaqësisë së drejtuesve vendas të automjeteve, duke kapërcyer madje edhe shqetësimet që mund të buronin nga problemet e motorit, zhurmat apo sasia e karburantit që harxhon. Për t’iu përgjigjur kësaj situate, “Ford” përforcoi ekipin e tij në Kinë me 18 vlerësues aromash të cilët ndërmarrin rreth 300 teste në vit.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe