Nëse jeni 14 vjeçar/e dhe jetoni në Francë, mjafton që të lusni prindërit tuaj për të jua blerë makinën e re nga Renault, “Twizy”, e cila kushton 7,600 dollar (rreth 6900 euro), dhe ju mund ta vozisni atë.
“Twizy” është një makinë e vogël elektrike me katër rrota dhe ka dy ulëse. Kjo makinë është krijuar si një alternativ më e sigurt për biçikletat dhe motoçikletat e vogla (skuterët).
Ka kapacitet prej 13 kuajfuqi, dhe bateri që mjafton për të bërë deri në 97 kilometra me shpejtësi deri në 50km/h.
“Twizy” sikurse edhe makinat e tjera të zakonshme e ka airbagun, rripat e sigurisë, dy ulëse, dritat dhe sinjalizuesit për kthim, dhe duke ju falënderuar miratimit të një ligji të ri në Francë, makinat “Twizy” mund të voziten që nga mosha 14 vjeçare, transmeton arbresh.info.
Më herët në Francë, 14 vjeçarët e pajisur me certifikatën e sigurisë rrugore ( një version i patent shoferit për vozitjen e makinave të kategorive të lehta) mund të vozisnin vetëm motoçikletat me pedale. Tani për të ju përshtatur rregullave të BE-së, me këtë certifikatë mund të voziten edhe makinat e lehta me “katër rrota”.
Sipas rregullave, makinat e lehta me “katër rrota” janë makina që kanë katër rrota dhe nuk mund ta tejkalojnë shpejtësinë prej 45 km/h, nuk mund të kenë bateri me fuqi më të madhe se 4kWh (për makinat elektrike, ndërsa për makinat me gaz dhe naftë nuk mund të kenë motor me fuqi më të madhe se 50cc).
Për t’iu përshtatur këtyre rregullave, Renault tani do të hedh në treg një edicion special të makinës “Twizy”, që kryesisht ju dedikohet të rinjve që janë të pajisur me certifikatën e sigurisë rrugore.
Renault, ka shitur më tepër se 15 000 makina “Twizy” në Europë, që nga koha kur i ka hedhur ato në treg./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...