Makina pa shofer e Google shkakton aksident për herë të parë

23:25 | 29 Shkurt 2016
Arbresh.info

Njëra prej makinave ma shofer të Google është përplasur me një autobus në Kaliforni muajin e kaluar. Për fat nuk ka pasur të lënduar.

Kjo nuk është hera e parë që një makinë e Google përfshihet në një aksident rrugor, por hera e parë që e shkakton atë.-transmeton arbresh.info.

Për incidentin do të diskutohet gjatë takimit të Google dhe Departamentit të Kalifornisë për Makina Motorike.

Me 14 shkurt, makina që po ecte 3km/h doli para autobusit që po ecte me shpejtësi prej 24km/h.

Njeriu në makinën Google raportoi se kishte menduar se autobusi do të ngadalësonte dhe do ti jepte përparësi makinës, prandaj nuk e riprogramoi makinën.

Ndeshja ndodhi në Mountain Vieë, në afërsi të zyreve të kompanisë.

“Ne sigurisht qe kemi përgjegjësi, sepse nëse makina jonë nuk do të lëvizte nuk do të kishte ndodhur aksidenti.”.-u shpreh Google përmes një deklarate./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme