Google ADS

Makina e parë SUV nga Aston Martin, do të lëvizë vetëm me benzinë

18:11 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Ishte prezantuar si SUV elektrik, por Aston Martin ka ndryshuar planet

Kur Aston Martin e prezantoi për herë të parë modelin DBX, u tha se është një SUV tërësisht elektrik, transmeton Telegrafi. Por, në industrinë e automobilizmit planet gjithmonë ndryshojnë, ndërsa as emrin nuk do ta ketë të njëjtë. SUV-i i parë nga ky prodhues britanik, do të quhet Varekai, teksa do të ketë motor që lëvizë vetëm me benzinë. Në këtë formë, bëhet rival i afërt me Bentley Bentayga, Lamborghini Urus, Ferrari i ri dhe Rolls-Royce SUV.

Për dallim prej konceptit, që u prezantua me tri dyer, varianti final do të jetë me pesë dyer. Andy Palmer, që është një prej drejtuesve në Aston Martin, ka konfirmuar se do të jetë makinë me benzinë, duke hedhur poshtë mundësinë se do të lëvize më naftë apo hibrid që mbushet në rrymë.

“Për një kohë të gjatë, më duket se naftës i ka kaluar koha. Sikur të jetë e vdekur. Në anën tjetër, veturat hibride nuk janë të sigurta, duhet kohë për tu mësuar me to” ka thënë Palmer. Ky SUV pritet ta ketë motorin turbo-dyshe V12 të adoptuar nga modeli DB11. Prej këtij të fundit dhe Vantage, do të trashëgojë një pjesë të platformës, ndërsa do të ndërtohet në punëtorinë në Wales. Aston Martin do të lansojë në të ardhmen edhe SUV elektrik, por të emëruar Lagonda. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme