“Luaj me mua, jo me smartfon”, protestë e rrallë e fëmijëve në Gjermani

00:51 | 10 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Rreth 150 fëmijë morën pjesë në një protestë të organizuar në Hamburg, më saktësisht në rrethin e Saint Pauli, kundër përdorimit të tepruar të telefonit të mençur nga prindërit.

“Luaj me mua, jo me smartfonin”, ishte slogani që përdorën organizatorët e kësaj ngjarje.

Thirrja e 7-vjeçarit Emil Rustige në Facebook çoi në organizimin e ngjarjes dhe ai u kujdes për situatën, duke bindur prindërit e tij për të shkuar në stacionin e policisë për të kërkuar autorizimet e nevojshme për të marshuar me bashkëmoshatarët.

“Bëjmë rrëmujë për shkak se ju shikoni telefonin tuaj”, “Vendosni aeroplan mode, tani na takon ne”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në posterët e mbajtur nga protestuesit e vegjël në rrugët e Hamburgut.

Të shoqëruar nga zbatuesit e ligjit, fëmijët donin të kërkonin të drejtën për herë të parë në mënyrë origjinale.

Një zëdhënës i zbatimit të ligjit tha: “Ne kemi menaxhuar seriozisht demonstratën e fëmijëve, sikur të ishte organizuar nga të rriturit”. Së fundmi, rebelimi kishte epilogun e tij brenda një sheshi lojrash.

https://twitter.com/dwnews/status/1038796670702702592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1038796670702702592%7Ctwgr%5E373939313b636f6e74726f6c&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F09%2F09%2Fluaj-me-mua-jo-me-smartfon-proteste-e-rralle-e-femijeve-ne-gjermani-video%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme