Tashmë ka filluar një muaj i ri dhe shifrat e fundit për shpërndarje të platformës Android nga gjiganti kërkimor Google janë zbuluar. Me 15.5% të pajisjeve me Android që përdorin platformën Android 5.0, dhe 2.6% me Android 5.1, sistemi operativ i fundit nga Google gjendet në 18.1% të pajisjeve, shkruan arbresh.info. Kjo është një rritje për 5% e këtij versioni në krahasim me raportet e kaluara.
Përqindja e pajisjeve me Android që bartin versionin 4.4.4 KitKat aktualisht është rritur vetëm për 1% nga raporti i fundit. Pra, Android KitKat tani ka 39.3% të pajisjeve me platformë nga gjiganti Google. Pas KitKat, platforma me përdorues më shumë është Android Jelly Bean, që gjendet në 33.6% të pajisjeve. Ndërkohë, edhe versionet e vjetra si Ice Cream Sandwich (4.1%), Gingerbread (4.6%), dhe Fryo (0.3%) kanë ende një pjesë të vogël të përdoruesve, pavarësisht që janë versione të vjetra të platformës Android.
Këto të dhëna vijnë nga vizitorët e dyqanit Google Play Store që janë mbledhur brenda shtatë ditëve të fundit. Siç duket, Lollipop është vazhdimisht duke marrë tregun që posedon KitKat derisa shumë telefona përditësohen me këtë sistem operativ./arbresh.info
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...