Google ka lëshuar statistikat për shpërndarje të sistemeve operative për këtë muaj. Siç pritej, shpërndarja e versionit të fundit Android 5.0 Lollipop është rritur dukshëm duke prekur thuajse 10 % të të gjitha pajisjeve me këtë platformë.
Android 5.0 Lollipop tani është prezent në 9% të pajisjeve duke u ngritur për 4% nga muaji i kaluar. Versioni më i ri Android 5.1 Lollipop është i pranishëm në vetëm 0.7% duke u ngritur nga 0.4% që ishte në muajin Mars.
Me rritjen e versionit të fundit të platformës Android, versioni Android KitKat ka rënë nga 44.4% në 39.8% të pajisjeve, transmeton arbresh.info. Android Jelly Bean me të gjitha versionet që bartë në vete arrin të mbledh në përgjithësi 40% të të gjithave pajisjeve me platformë Android. I prezantuar në vitin 2011, Android Ice Cream Sandwich është ende në treg me 5.3% të pajisjeve.
Versioni më i çuditshëm vazhdon të jetë Android 2.3 Gingerbread, i cili refuzon të largohet duke qenë kështu prezent në 5.7% të pajisjeve me platformën Android./arbresh.info
Guerot: Asociacioni do të jetë kusht edhe për rrugën e Kosov...
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”