“Balena Blu” është një nga lojrat e cila ka marrë jetën e disa fëmijëve nëpër botë. Loja gjurmon fëmijë të moshave të vogla dhe adoleshentë, dhe në fund shumë prej tyre përfundojnë duke vrarë veten. Vetëm në Rusi kanë humbur jetën 140 fëmijë si pasojë e sfidave që duhet të përmbushin për të luajtur atë lojë.
Duket se edhe Shqipëria është në një rrezik potencial për sa i përket lojës makabre. Mësohet se viktimë e kësaj loje ka rënë një 9 vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Eksperti kundër krimit kibernetik Artan Dashi, i ftuar në emisionin “Top Show” tha se ekspertët e Interpol-it kanë paralajmëruar institucionet përgjegjëse shqiptare se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu”.
Por sipas psikologes së shkollave, Ornela Belba, në Shqipëri ka patur tashmë një rast të “Balenës Blu”. Ajo tregoi se bëhet fjalë për një fëmijë të 9-vjeçares, që është kontaktuar nga një kurator dhe është përfshirë në lojë. Por për fat të mirë, mamaja e pikasi atë në fazat e para, siç duket e informuar nga artikujt që po shkruhen kudo nëpër media.
Nëse vini re sjellje të pazakonta tek fëmija, si: të zgjohet çdo ditë shumë më herët se zakonisht, të mbulojë krahët (për të fshehur shenjat e prerjeve), të dëgjojë muzikë depresive dhe të mos flasë me askënd për një ditë të tërë, kini kujdes sepse mund të tregojnë se është përfshirë në sfidën vdekjeprurëse.
Si funksionon loja?
Një person i quajtur kurator, kontakton fëmijët e moshave të vogla nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i fton të bëhen pjesë e lojës. Loja konsiston në sfida makabre, të paimagjinueshme për fëmijë të atyre moshave por as për të rritur. Sfidat konsistojnë në prerjen e krahëve për të vizatuar një balenë, zgjimi në orën 4:20 të mëngjesit për të parë video të frikshme të cilat i dërgon kuratori, dëgjimi i muzikës depresive, dhe në fund sfida finale e cila konsiston në hedhjen nga një ndërtesë e lartë. Fëmijët janë një preh e lehtë për mendjen e sëmurë të personave që e kanë krijuar këtë lojë. Ekspertë nga e gjithë bota bëjnë thirrje të vazhdueshme për prindërit që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontrollojnë kohën që kalon fëmija në internet.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...