Google ADS

LogMeIn blen shërbimin LastPass

14:58 | 9 Tetor 2015
Arbresh Info

Kompania që ofron qasje nga larg tek kompjuterët, LogMeIn njoftoi sot që ka rënë dakord për të blerë shërbimin për menaxhimin e fjalëkalimeve LastPass për 125 milionë dollarë për një marrëveshje që pritet të finalizohet brenda javëve të ardhshme.

Pasi të nënshkruhet marrëveshja, LogMeIn do bashkojë shërbimin Medium që LastPass bleu shtatorin e kaluar, transmeton arbresh.info. Kjo duket si një blerje e qëlluar nga LogMeIn, që tashmë ka miliona konsumator që kujdesen për sigurinë e tyre në pajisje dhe llogari të ndryshme.

LastPass përmirësoi shpejtë një lëshim të vogël në siguri që u keqpërdor nga hakerët në muajin qershor dhe vetëm një muaj më vonë kompania njoftoi që shërbimi do bëhet fals për çdo përdorues./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme