Bisedimet ndërmjet kompanisë Microsoft dhe Rusisë rreth heqjes së ndalimit të kompanisë së afarizmit LinkedIn nuk kanë pasur sukses, andaj ky shërbim edhe më tej mbetet i ndaluar në këtë vend për shfrytëzuesit lokalë, ka bërë të ditur organi rregullativ rus Roskomnadzor.
Rusia kishte vendosur të ndalojë LinkedIn në nëntor të vitit të kaluar pasi që rrjeti shoqëror nuk kishte plotësuar disa kushte, përfshirë edhe bartjen e të dhënave të shfrytëzuesve lokalë në qendrën e të dhënave në Rusi, për të garantuar se nuk do të ketë shkelje të privatësisë nga autoritetet e huaja.
LinkedIn dhe zyrtarët rusë kishin premtuar se do të vazhdojnë bisedimet dhe të largojnë ndalesën, por bisedimet sipas kumtesës së publikuar janë ndërprerë.
Në kumtesën për Reuters, LinkedIn ka pohuar se zyrtarët e tyre janë takuar me autoritetet ruse disa herë, por kanë dështuar të arrijnë marrëveshje.
Roskomnadzor, po ashtu, ka konfirmuar negociatat, por ka pohuar se LinkedIn ende nuk dëshiron të transferojë të dhënat e shfrytëzuesve rusë në qendrën e të dhënave që është parakusht elementar për heqjen e ndalesës./arbresh.info
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...