Linjat ajrore amerikane planifikojnë të blejnë 200 taksi elektrikë fluturues të cilat shpresojnë se do t’i fluturojnë pasagjerët për në aeroport brenda pesë viteve të ardhshme.
Linja ajrore amerikane (United Airlines) është një nga mbartësit e parë madhor të cilët angazhohen në blerjen e taksive fluturuese.
Linja ajrore është duke investuar në firmën Archer të taksive fluturuese si pjesë e një marrëveshje 1.1 miliard dollarë për të zhvilluar “avionët”, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Taksitë fluturuese ende kanë nevojë për aprovim rregullator para se të fillojë një blerje.
Linja ajrore amerikane do të bashkohet me kompaninë rajonale amerikane Mesa Airlines për të blerë aeroplanët elektrik me ngritje dhe ulje vertikale (eVTOL) të Archer.
Marrëveshja shihet si një vulë miratimi për fillimin e Archer, të cilët thanë që do të lëshojnë aksionet e tyre në tregun e aksioneve të Sh.B.A-së pas marrëveshjes.
Investitorë të tjerë fillestar përfshijnë prodhuesit e makinave Stellantis, kompani e re e formuar muajin e kaluar nga bashkimi i Fiat Chrysler France’s PSA Group.
United dhe Mesa Airlines thanë se parashikojnë të përdorin taksitë për të fluturuar pasagjerë mbi autostrada të mbingarkuara për në aeroporte.
Archer thotë se taksitë do të jenë në gjendje të fluturojnë një distancë 95km me një shpejtësi 240km/h dhe mund të përgjysmojnë emetimet e dioksidit të karbonit për pasagjerët që udhëtojnë në aeroport.
“Me teknologjinë e duhur, ne mund të frenojmë ndikimin që kanë aeroplanët në planet, por ne duhet të identifikojmë gjeneratën e ardhshme të kompanive të cilat do ta bëjnë këtë realitet dhe të gjejmë mënyra t’i ndihmojmë ata të ngriten,” tha në një deklaratë drejtori ekzekutiv i United Airlines, Scott Kirby.
United dhe Mesa kanë mundësinë të blejnë avion të tjerë në vlerë 500 milion dollar sipas marrëveshjes.
Gjatë pandemisë me coronavirus, linjat ajrore janë detyruar t’i ulin kostot pasi avionët po qëndrojnë në tokë gjatë zvogëlimit të udhëtimeve.
United Airlines kanë humbur më shumë se 7 miliard dollar vitin e kaluar dhe është mbështetur në ndihmën e qeverisë amerikane për të shmangur pushimin nga puna të mijëra punëtorëve.
Disa ekonomistë e shohin pandeminë si një mundësi t’i përdorin këto fonde stimuluese për të zhvilluar udhëtimin ajrorë pa karbon.
Një firmë tjetër e taksive fluturues, Volocopter, po planifikon udhëtime brenda qendrave të qyteteve duke përdorur taksitë fluturues VoloCity.
Sidoqoftë, biznesi i përdorimit të përbashkët të udhëtimit, Uber, shiti njësinë e saj të taksive fluturues Elevate në dhjetor./arbresh.info/
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit