LG zhvillon teknologjinë të mbushjes së baterisë së telefonit pa kabllo

18:08 | 4 Prill 2016
Arbresh.info

Nga LG bëhet e ditur se është zhvilluar një teknologji për mbushjen e telefonit pa kabllo që është po aq e fuqishme sa mbushja e telefonit me kabllo mbushëse.

Kompania LG ka thënë se teknologjia e re celulare do të fillojë prodhim në masë në fund të këtij viti.

Sistemi në fjalë përbëhet nga një modul i transmetimit 15-vat, i cili mbush me bateri smartphone-in LG . Ky sistem ka fuqi të mbush 50 përqind të baterisë në 30 minuta.

Kompania thotë se ku sistem është tri herë më i shpejtë se me teknologjinë ekzistuese e mbushjes së baterisë pa kabllor, e cila aktualisht ka fuqi vetëm 5 vat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme