Raportime që vinë nga Koreja e Jugut thonë se LG do të mbyllë biznesin e smartfonëve përgjithnjë. Me humbjet të cilat vazhdojnë të rriten dita ditës dhe miliarda të humbura përgjatë viteve, kanë bërë që gjiganti i elektronikës të mbyllë përgjithnjë divizionin e smartfonëve.
Smartfonët aktualisht në shitje do të vijojnë të mbeten të tillë si dhe të marrin mbështetje e përditësime sigurie për një periudhe kohore të pacaktuar. Kompania pritet të përmbyllë këtë proces deri në fund të muajit Korrik edhe pse nuk përjashton mundësinë që disa smartfonë të vazhdojnë të shiten pas kësaj date.
Pavarësisht premtimeve për të ndryshuar fatin e këtij biznesi në 2021, smartfonët Velvet dhe Wing nuk tërhoqën dot vëmendjen e publikut. Premtimi i smartfonëve me ekrane në formën e rollbanerave gjithashtu nuk nxitën konsumatorët të largohen prej Samsung apo Apple.
Flagshipët nga OnePlus dhe Xiaomi me kosto të përballueshme vazhdojnë të dominojnë tregun që LG synonte./Pcworld.al./
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...