Pas lansimit të pajisjes jashtëzakonisht të fuqishme G4 në muajin prill, LG tani ka prezantuar variantin mesatar të kësaj pajisje, G4 Beat.
Duke mbështetur rrjetin 4G LTE, G4 Beat do të shitet me platformë Android Lollipop 5.1.1, procesor tetë bërthamor Snapdragon 615, 1.5GB RAM dhe 8GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, shkruan arbresh.info. Po ashtu, telefoni i ri i kompanisë ka ekran 5.2 inç 1080p me densitet për piksel prej 423ppi.
G4 Beat ka kamerë prapa 8 megapiksel dhe kamerë frontale me 5 megapiksel që vjen me shumë funksione të huazuara nga G4, përfshirë shkrepjen e fotove plotësisht në mënyrë manuale si dhe fotot ‘selfie’ me anë të dorës.
LG G4 Beat do të jetë në dispozicion brenda këtij muaji në mbarë Evropën dhe Amerikën Latine me një çmim ende të pa zbuluar./arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...