LG ka njoftuar se së shpejti do të lëshojë një shërbim të ri për muzika për përdoruesit e përzgjedhur të telefonave të mençur nga kompania. Tërheqja e kësaj është se ky shërbim i lejon përdoruesve të shkarkojnë këngë vërtetë kualitative në pajisjet e tyre.
Derisa shumica e muzikave që ne dëgjojmë janë 16-bit/44.1kHz, muzikat nga shërbimi i kompanisë LG do të jenë shumë më të larta deri në 24-bit/192kHz, gjë që teorikisht do e bëjë të ketë zë më të mirë, shkruan arbresh.info.
Ky shërbim iu lejon konsumatorëve të blejnë këngë rreth 50% më lirë se çmimi i zakonshëm si dhe iu ofron atyre dy këngë falas çdo muaj. Shërbimi do të jetë në dispozicion për telefonat që mbështesin aftësinë për të ofruar këngë me zë kualitative si LG G4, G3, G2 dhe G Flex 2.
Shërbimi do lansohet këtë muaj tek 70 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Brazilinë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Britaninë e Madhe./arbresh.info
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme