Ende pa u prezantuar LG G4, analistët pretendojnë që kompania do të arrijë të shes 10 milionë telefona të mençur në mbarë botën. Tani që pajisja është lansuar, kompania është bërë më optimiste kur është fjala për numrin e shitjeve. Bazuar në uebfaqen Yonhap News, kompania LG beson që mund të shes deri në 12 milionë njësi të G4 në mbarë botën, transmeton arbresh.info. Derisa modeli i kaluar G3 ka arritur 10 milionë njësi të shitura, LG pret që telefoni i ri të jetë më i suksesshëm sesa paraardhësi i tij.
LG G4 ka ekran 5.5 inç Quad HD, procesor gjashtë-bërthamor 64-bit Snapdragon 808, 16 megapiksel kamerë prapa, 8 megapiksel kamerë frontale, 3GB RAM, dhe bateri 3.000 mAh. Ky telefon vjen gjithashtu në shumë variante, përfshirë mbështjellëset me lëkur dhe trupin e ndërtuar nga metali.
Është e vështirë që G4 të jetë më i suksesshëm sesa G3, ndonëse ne supozojmë që ky telefon do të shkojë mirë edhe kur të fillojnë shitjet./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...