LG pëson humbje prej 381 milionë dollarë, shkak G5

13:10 | 27 Tetor 2016
Arbresh Info

LG ka publikuar rezultat financiare për tremujorin e tretë të këtij viti dhe gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ka parashikuar kompania.

Gjiganti elektronik raporton për një humbje prej 381 milionë dollarë në biznesin e saj për telefona për shkak të shitjeve të dobëta të LG G5, shkruan portali arbresh.info.

LG ka shitur në përgjithësi 13.5 milionë telefona të mençur gjatë këtij tremujori brenda të cili ka pësuar rënie prej 9 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë, divizionet e tjera të pajisjeve shtëpiake kanë raportuar të ardhura të mira për këtë tremujor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme