Google ADS

LG lanson tabletën G Pad III 10.1

09:04 | 19 Dhjetor 2016
Arbresh Info

LG ka lansuar tabletën e re G Pad III FHD LTE. Ashtu siç kuptohet edhe nga emri i saj, tableta posedon ekran 10.1 inç me rezolucion 1920×1200 dhe mbështetë rrjetin LTE.

Pajisja e re nga LG ka procesor tetë bërthamor 1.5GHz, vjen me 2GB/32GB memorie dhe posedon kamera me 5 megapiksel në të dy anët, shkruan portali arbresh.info. Tableta G PAD II 10.1 peshon 510g, ka bateri 6.000 mAh dhe sistem operativ Android 6.0.1 Marshmallow.

Sa i përket çmimit, tableta kushton rreth 360 dollarë dhe aktualisht është në dispozicion vetëm në Korenë Jugore. LG ka njoftuar gjithashtu se një version i kësaj tablete që do të ketë edhe laps do të lansohet vitin e ardhshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme