Google ADS

LG lanson pesë telefona të ri

09:22 | 22 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Ashtu siç pritej, LG ka prezantuar një rang të telefonave të ri të mençur, katër që i përkasin serisë K (K3, K4, K8, dhe K10) dhe një Stylus 3. Të gjitha këto pajisje të reja do të shfaqen në eventin e ardhshëm CES 2017.

Telefoni K10, që është më i miri i serisë K, ka procesor Mediatek MT6750 SoC, ekran 5.3 inç HD, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, shkruan portali arbresh.info. Sa i përket kamerës, pajisja posedon kamerë prapa 13 megapiksel dhe kamerë frontale 5 megapiksel.

Ndryshe nga seria K e rangut mesatar, telefoni Stylus 3 është i pajisur me procesor tetë bërthamor Mediatek MT6750, ekran 5.7 inç, 3GB RAM dhe 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Telefoni ka kamerë 13MP/16MP, bateri 3,200 mAh dhe platformë Android 7.0.

Ashtu siç kuptohet edhe nga emri, kjo pajisje vjen edhe me laps./arbresh.info

lg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme