LG G6 nuk do të ketë mundësinë për largimin e baterisë

16:15 | 13 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Thuajse çdo telefon kryesor i kompanisë LG ka pasur deri tani mundësinë për të larguar baterinë, por kjo mund të ndryshojë tani tek telefonat e ardhshëm. Bazuar në një raport të ri, LG G6 do të ketë bateri të integruar, që do të thotë se përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje t’a ndryshojnë apo largojnë atë.

Shumica e përdoruesve të telefonave të mençur nuk pëlqejnë që të kenë pajisje me bateri të integruara, veçanërisht pas incidentit të fundmit me Galaxy Note 7, por duket se një gjë e tillë është e domosdoshme për një telefon të hollë, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht një ndryshimi të madh në pjesën harduerike dhe trendi për të larguar hapësirën për kufje, LG G6 pritet të jetë hapësirën 3.5mm që do të thotë shumë për kompaninë pse telefoni vjen i pajisur me teknologjinë 32-bit Hi-Fi Quad DAC që ofron zë me kualitet të lartë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme