LG G5 SE, model i ri por më i dobët

16:07 | 21 Prill 2016
Arbresh Info

Disa javë më parë, thashetheme të ndryshe pretenduan që LG është duke krijuar versionin SE për telefonin e ri të mençur LG G5. Pas shfaqjes në versionin rus të uebfaqes, LG G5 SE zbulohet se është vetëm një telefon më i lirë dhe jo aq i fuqishëm sa LG G5.

Ndryshmet kryesore ndërmjet dy versioneve janë rrjeti LTE, i cili mungon tek modeli SE, procesori Snapdragon 820 që është zëvendësuar me Snapdragon 652 dhe sasia e RAM-it, shkruan portali arbresh.info. Ndryshe nga LG G5 që ka 4GB RAM, modeli SE ka vetëm 3GB RAM.

Për nga veçoritë e tjera, të dy telefonat e mençur janë të ngjashëm./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme