Pas publikimi në fillim të muajit prill kur është konsideruar si njëri nga telefonat më të mirë të mençur, LG G5 duket tani se nuk është asgjë më shumë se një pajisje e dështuar.
Bazuar në raportet e fundit, LG hapur ka thënë hapur se pajisja e saj e fundit, LG G5, ka dështuar për të gjeneruar shitjet e pritura, gjë e cila ishte arsyeja prapa ndryshimeve që ndodhën së fundi brenda stafit të kompanisë, shkruan portali arbresh.info. Pavarësisht rezolucionit të lartë të ekranit, procesorit të fuqishëm, sasisë së RAM-it, kamerës së mrekullueshme dhe specifikave tjera të veçanta, telefoni më i ri i kompanisë LG nuk ka arritur për të plotësuar qëllimet e gjigantit.
LG aktualisht është kompania e shtatë e telefonave në botë, prapa liderëve si Samsung dhe Apple, por edhe prapa kompanive kineze si Huawei, Xiaomi, Oppo dhe Lenovo./arbresh.info
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?