Kanë mbetur më pak se dy javë para se LG të prezantojë telefonin e mençur G4. Kompania nga Koreja Jugore tashmë ka shpalosur thuajse gjithçka rreth pajisjes së ardhshme, e cila zyrtarisht do të prezantohet më 28 Prill.
Sidoqoftë, analistët nga IBK kanë thënë se telefoni LG G4 do të jetë një telefon me ndikim të madh tek kompania, por numri i shitjeve do të jetë më i vogël se modeli i kaluar i kompanisë LG G3, transmeton arbresh.info. Kjo do të ndodhë si pasojë e debutimit të Galaxy S6 dhe Glaxy S6 Edge nga gjiganti teknologjik Samsung, që tashmë ka zënë një vend edhe më të mirë në tregun e industrisë së telefonave të mençur.
LG ka konfirmuar se telefoni i ardhshëm do të ketë kamerë prapa 16 megapiksel, kamerë frontale 8 megapiksel, platformë Android Lollipop, ekran Quad HD me 5.5 inç dhe mbështjellëse nga lëkura./arbresh.info/
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub