Google ADS

LG G Pad 2 pritet të debutohet në muajin tetor

12:37 | 29 Korrik 2015
Arbresh Info

LG duket që është duke punuar në pasuesin e tabletës LG G Pad 8.3, që do të lëshohet në muajin tetor.

LG G Pad 2 do të ketë ekran 8.3 inç, ashtu si versioni origjinal G Pad, por pajisja e re do të ketë rezolucion 1080p, shkruan arbresh.info. Tableta e ardhshme pritet të ketë procesor katër bërthamor Snapdragon 805, 3GB RAM, 8 megapiksel kamerë prapa, 5 megapiksel kamerë frontale, 32GB hapësirë për akumulimin e të dhënave dhe platformë Android 5.1.1.

Këto detaje nuk duket se i përkasin një tablete të rangut të lartë, por ashtu si G Pad 8.3 që kishte një çmim të arsyeshëm, edhe pasuesi pritet të ndjek hapat e tij.

Sidoqoftë, të gjitha këto vazhdojnë të mbesin vetëm thashetheme, pasi që kompania nuk ka konfirmuar asgjë deri tani rreth pajisjes së re./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme