Google ADS

Lëshimi në siguri nga Qualcomm lë 900 milionë telefona me Android në rrezik

08:37 | 9 Gusht 2016
Arbresh Info

Hulumtuesit kanë zbuluar një lëshim në çipin e përdorur në më shumë se 900 milionë telefona të mençur e Android, që në rast se shfrytëzohet, mund t’i dhurojë sulmuesve qasje në aplikacione, kamerë dhe mikrofonin e telefonit tuaj.

Ekipi i sigurisë në ‘Check Point’ ka gjetur katër të meta në çipin e përdorur nga pajisjet me Android, përfshirë Samsung Galaxy S7, HTC 10 dhe Sony Xperia Z Ultra, shkruan portali arbresh.info.

Kjo e metë në çipin Qualcomm, që përdoret në 80 për qind të pajisjeve me Android, mund t’i dhurojë hakerëve mundësinë për të shtuar apo fshirë aplikacione në telefonin e viktimës.

Edhe pse hulumtuesit nuk kanë gjetur evidencë të kriminelëve kibernetik duke shfrytëzuar këtë të metë, ata besojnë që kjo mund të përdoret brenda tre apo katër muajve të ardhshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme