Një lëshim i ri i zbuluar së fundmi tek telefonat e mençur iPhone mund t’i lejojë të gjithëve të hyjnë në pajisjen tuaj me vetëm një hap.
Të gjithë përdoruesve të gjigantit Apple u është kërkuar të përditësojnë menjëherë telefonat e tyre në versionin e fundit të iOS-it, shkruan portali arbresh.info. Çdo pajisje që ende nuk është përditësuar me versionin e fundit të sistemit operativ nga kompania është i prekshëm ndaj sulmeve.
Të gjithë telefonat e mbrojtur nga ky lëshim mjaftë serioz duhet të kenë versionin iOS 9.3.5 të platformës nga Apple, e cila pohoi se ka rregulluar këtë problem menjëherë pasi e zbuloi.
Sipas raporteve të mëparshme, ky problem shfrytëzonte tri dobësi të sistemit operativ për t’iu lejuar njerëzve që të fitojnë qasje të plotë në pajisjet me iOS./arbresh.info
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...