Google ADS

Lenovo konfirmon baterinë 3000mAh për telefonin Moto Z2 Play

19:06 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Tashmë dihet se do të arrijë pasuesi i telefonit Motorola Moto Z Play, ndërsa disa raportime të mëhershme sugjeruan se pajisja do të ketë bateri më të vogël 3000mAh, në krahasim me paraardhësin e vet që kishte 3510mAh.

Lenovo tash ka konfirmuar se Moto Z2 Play do të ketë me të vërtetë bateri prej 3000mAh dhe ky konfirmim ka ardhur përmes Twitter-it, ku kompania i është përgjigjur pyetjes së një përdoruesi.

Telefoni ka certifikatë TENAA, CPU me tetë bërthama 2.2GHz dhe ekran 5.5 inç, 4GB RAM, derisa hapësira për ruajtje ka kapacitetin prej 84GB. Telefoni ka edhe kamerë kryesore prej 12MP dhe atë për selfi prej 5MP.

Pritet që Moto Z2 Play të prezantohet zyrtarisht më 8 qershor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme