Asus Zenfone 2 është telefoni i parë në botë me 4GB RAM, por tani nuk është i vetmi telefon që posedon një sasi të tillë të memories. Me prezantimin e telefonit K80, edhe Lenovo i është bashkangjitur kompanisë Asus.
Ashtu si Zenfone 2, telefoni K80 ka procesor 64-bit nga Intel Atom, ekran 5.5 inç, kamerë prapa 13 megapiksel, bateri 4.000 mAh dhe platformë Android 5.0 Lollipop. Lenovo K80 do të jenë në dispozicion me një çmim prej 290 dollarë, por nëse nuk dëshironi të paguani një shumë të tillë, kompania ofron edhe versionin e lirë që bartë vetëm 2GB RAM.
Derisa ZenFone 2 sapo ka filluar të zgjerohet, Lenovo K80 është aktualisht në dispozicion vetëm në Kinë, por do të përhapet edhe në disa vende të tjera më 30 Prill./arbresh.info
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...