Xiaomi prej kohësh ka pasur reputacion për ofrimin e telefonave të mesëm me specifika të nivelit të lartë, por telefoni i fundit i kompanisë mund të jetë shembulli më i mirë deri më sot. Në fakt, telefoni i ri është kaq i pazakontë sa që nuk është shitur as nën emrin Xiaomi: kompania ngriti një markë të re për të.
Njihuni me Pocophone F1, një telefon me një procesor Qualcomm Snapdragon 845, një ekran 6.2 inç me 2246 x 1080 pikselë, me mbështetjen e hapjes përmes njohjes së fytyrës dhe një çmim fillestar prej $ 300. Kjo e bën Pocophone F1 telefonin më të përballueshëm me një çip Snapdragon 845 deri më sot.
Pocophone F1 shkon në shitje në Indi më 29 gusht, por nuk do të jetë ekskluzive për atë vend. Xiaomi planifikon të zbulojë hollësitë globale të çmimeve dhe disponueshmërisë më 27 gusht.
Telefoni ka gjasa të jetë i disponueshëm në pjesë të Evropës, Azisë dhe ndoshta disa rajoneve të tjera ku Xiaomi tashmë ka biznes, si Amerika Latine.
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...