Mësohen çmimet që do kenë versionet e modelit Defender
Në muajin shtator, Land Rover e ka shpalosur Defender të ri, në Frankfurt Auto Show.
Kjo makinë që i përket gjeneratës së dytë, vazhdon ta ketë formën katrore, vetëm se ka nivel më të madh të teknologjisë dhe është më i fuqishëm.
Se sa do të kushtojë, deri më tani ishte mister, ndërsa Land Rover, derisa Land Rover ka bërë të ditur tani që LA Auto Show është gati të fillojë.
Pagesa fillestare për këtë makinë fillon nga 45 mijë euro, kur të lansohet gjatë vitit që vjen, derisa për pakon e plotë duhet paguar 58,800 euro.
Versioni bazë e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 296 kuaj fuqi, derisa opsioni hibrid me 3.0 litra dhe motorin 48-volt, mundëson të prodhojë 395 kuaj fuqi.
Këtë makinë për të gjitha terrenet, do ta shohim në filmin e ri të James Bond, duke treguar shkathtësitë nëpër disa skena aksion. /Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...