Google ADS

Lamborghini zbulon superveturën

11:08 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lamborghini është bashkuar me Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit për të prezantuar konceptin e një superveture fantastike.

Lamborghini Terzo Millenio është vetura e parë e gjitha elektrike e markës italiane. Ajo ka 4 motorë elektrikë, nga një për çdo rrotë.

Ashtu si çdo superveturë, edhe Terzo Millenio ka një pamje të jashtme të jashtëzakonshme, por jo vetëm kaq, transmeton tch.

Shasia është me panele me fibra karboni, që shërbejnë si depo energjie, duke e kthyer praktikisht shasinë në një bateri.

Ky material mund të kapë edhe probleme të ndryshme të makinës dhe të “shërojë” veten.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme